TIRANE – Një shtetas kosovar është ekstraduar nga Holanda për të vuajtur dënimin me 8 vite burgim në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi Fatmir Maliqi është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

“Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Holanda drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar në kërkim ndërkombëtar:

Fatmir Maliqi, 51 vjeç, lindur në Gjilan, Kosovë,” shkruhet në njoftim.

Njoftimi i policisë

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Holanda drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar në kërkim ndërkombëtar:

Fatmir Maliqi, 51 vjeç, lindur në Gjilan, Kosovë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Holandën, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: