Policia e Sarandës ka arrestuar një 19-vjeçar si autor i një grabitjeje të ndodhur më 31 dhjetor.

I riu i identifikuar si Izet Abazaj, i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400 eurosh një punonjësi lavazhi.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, organizuan punën për identifikimin dhe ndalimin e autorit të një rasti të vjedhjes me dhunë në qytetin e Sarandës. Si rezultat, u bë i mundur ndalimi i shtetasit:

I. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 31.12.2024, në lagjen nr. 3, Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400 eurosh një punonjësi lavazhi.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb