Një i moshuar në Tiranë është larguar nga banesa sot në mesditë dhe nuk është kthyer më pranë shtëpisë.


Familjarët kanë raportuar se ka humbur rrugën i afërmi i tyre Haqif Kaci, i ditëlindjes 28/2 /1942, i gjatë 1.90 m. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se të afërmit e tij kanë thënë se Kaci ka dalë nga shtëpia sot rreth orës 12.00 me drejtim nga Fushë Mëzezi për në Kamzë ose Durrës.


  • foto galeri

Ai ka veshur një këmishë të thjeshtë me vija, siç shihet në fotografi. Të afërmit kanë bërë kallëzim në Komisariatin numër 6 për humbjen e tij. I humburi Haqif Kaci mësohet se është gjithashtu i afërmi i një polici.


(d.xh/Balkanweb)