ITALI

Mediat italiane vazhdojnë të shkruajnë për shqiptarët që edhe pse ilegalisht në vendin fqinj, merren me aktivitet të paligjshëm dhe më i zakonti është ai i trafikut të drogës.

Vetëm në Kromona, gjatë orëve të fundit, janë bërë 2 dëbime dhe 2 dënime shqiptarësh. Mediat lokale të Kromones bëjnë me dije se në sallë të gjyqit është paraqitur shqiptari Edison Brozi, 27 vjeç.

Ky shtetas, përpos se ka thyer ligjin e emigracionit, është kapur në flagrancë me lëndë narkotike. Karabinierët e kishin vënë re atë duke frekuentuar zona, ku trafikohej kokainë dhe lëndë të tjera narkotike. Brozi ka një histori të veçantë familjare, ku disa anëtarë të familjes i kishte në Shqipëri e disa në Itali.

Ndërkaq, një ditë më herët, karabinierët arrestuan 4 shtetas shqiptarë në Xhenova, si pjesë e një trafiku të kokainës në qytet.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb