Një 35-vjeçar, i shpallur në kërkim për plagosjen e një shtetasi me armë zjarri, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt të vitit 2024, u arrestua nga policia në Malësinë e Madhe.

Policia njoftoi se shtetasi Emirjon (Mirush). Hasaj, 35 vjeç, u kap në Bajzë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas më datë 29.02.2024, në Koplik, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe ka plagosur në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb