Një 44-vjeçar i identifikuar si Ilir Biba është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi i vodhi me dhunë çantën një shtetaseje në rrugë.
Blutë kanë sekuestruar çantën e 54-vjeçares në cilësinë e provës materiale.

Autori akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Policia ka ndarë pamje nga momenti i grabitjes, ku shihet 44-vjeçari i cili i tërheq me forcë çantën, duke e rrëzuar gruan në rrugë.

Njoftim:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, një 54-vjeçareje, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit I. B., 44 vjeç, banues në Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Çanta e 54-vjeçares u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: