LESKOVIK

Një bari u raportua se kishte hubur kontaktet me familjarët në Leskovik. Ai nuk po gjendej prej dy ditësh.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se pas dy ditëesh kërkime, është gjendur bariu në qytezën e Leskovikut. Burime policore bëjnë me dije se bariu u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.

Dhimitër Baze 74 vjeç mësohet se gjatë këtyre 48 orëve kishte shkuar tek të afërmit e tij.

Për të gjetur Bazen, janë angazhuar më tepër se 50 forca policore. Ai u kërkua për 48 orë rresht në malin e Melesinit, ku dyshohet se kishte humbur.

Po burime policore shtojnë se Dhimitër Baze kishte humbur dhe përfunduar në një fshat tjetër të largët nga ku i është ofruar ndihmë nga vetë banorët e fshatit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb