TIRANË – Identifikohet personi që mbeti i plagosur nga atentati me armë zjarri në “Rrugën e Elbasanit”. Ngjarja ndodhi rreth orës 23.30 të kësaj të mërkure.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se i plagosur ka mbetur biznesmeni Eduart Reçi, 52 vjeç, me origjinë nga Dibra.

Ai është qëlluar me një plumb në kokë pranë një lokali, në afërsi të banesës së tij.

Gjendja shëndetësore e Reçit mësohet se është e rëndë. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës,

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb