Burime jo zyrtare bënë me dije se sot paradite, banorë të zonës pranë Qendres Sociale Balashe kanë raportuar në polici se në një banesë prej dy ditësh ndjehej erë e rëndë.
Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se policia, pasi ka kontrolluar, ka konstatuar së në një nga dhomat e kësaj banese gjendej një person i pajetë.
Paraprakisht thuhet se nga verifikimi paraprak dyshohet se kufoma është e shtetasit Xhaferr Spahiu rreth 63 vjeç.
Ndërsa banesa ku ai u gjend i pajetë ishte marrë me qira para disa muajsh nga ana e të ndjerit, trupi i të cilit është transportuar për në Morg, për t’ju bërë autopsia dhe për t’u përcaktuar shkaku i vdekjes.
(Balkanweb)