Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje në Dibër, ndërsa në pranga ka rënë një 36-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë kontrollit në banesën e Elvis Tolës, në fshatin Çidhën, u gjetën të fshehura një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishek të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. Tola, 67 vjeç (babai i të arrestuarit).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)