TIRANË

Policia e Shtetit ka arrestuar një shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për trafik droge. Sipas Policisë, 31-vjeçari Dorian Petoku është vënë në pranga  pas kërkesës së autoriteteve italiane.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se 31-vjeçari është arrestuar mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e Bllokut në Tiranë. Policia italiane i kërkoi asaj shqiptare ta arrestonte pasi akuzohet për organizate kriminale qe trafikonte droge nga Amerika e Jugut drejt Italisë gjatë vitit 2018.

“Operacioni ndërkombëtar i koduar “Brasile Low Cost”, mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, ndalohet i kërkuar i drejtësisë italiane Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit në kohë reale të informacioneve, mes Strukturave  operacionale tē Departamentit tē  Policisë Kriminale, Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë së Shtetit dhe të  Ministrisë së Brendshme me Repartin e II-të të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza u lokalizua dhe arrestua në Tiranë një 31 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit  pas informacioneve të marra në rrugë operative, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D.P. 31 vjeç, nga Tirana.

Gjykata e Romës, Itali ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në bashkëpunimin të ngushtë me partnerët për të goditur dhe çuar para drejtësisë personat që ushtrojnë veprimtari kriminale brenda apo jashtë vendit”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb