Policia italiane ka arrestuar një shqiptar të shumëkërkuar në shtetin fqinj.


Shqiptari Myslim Hoxha, 30 vjeç arrestuar në Santa Maria Capua Vetere ishte shpallur në kërkim pas një grabitjeje të dhunshme dhe të përgjakshme ndodhur në Velletri, në qershor të vitit të kaluar.


Gjatë grabitjes Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij rrahën me dhunë një prej banorëve të vilës që kanë grabitur. Një nga ta e lanë të vdiste, me qëllim që të arratiseshin më kollaj, shkruajnë mediat italiane.


Gjyatësi lokal hka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të riun nga Shqipëria. Agjentët policorë në Santa Maria Capua Vetere e arrestuan 30-vjeçarin në Casterta.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb