Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë nga ngjarja që tronditi Kavajën dhe mbarë vendin ditën e sotme, ku u vra një person dhe u plagos në tjetër, në banesën e 30-vjeçares Marsida Qatja. Kjo e fundit ishte e martuar me një person, i cili ndodhej në burg në Gjermani, ndërsa kishte krijuar lidhje të reja në Kavajë.

Ishte pikërisht ish i dashuri i saj, 41-vjeçari Dritan Haxholli, i cili kishte hyrë me kallashnikov në banesën e saj, duke qëlluar me breshëri, teksa brenda ndodhej Qatja me tre fëmijët, që i kishte nga dy martesa, si dhe i dashuri i saj i ri, polici Bleda Toci, dhe dy burra të tjerë.

“BalkanWeb” ka mësuar emrin e personit, me të cilin Qatja rezulton të jetë e martuar, dhe që është shtetasi Indrit Hyseni, i cili ndodhet në një burg të Gjermanisë, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, emri i Indrit Hysenit është përmendur katër vite më parë dhe nga ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha. Në një denoncim në “Facebook”, Berisha shkruante se banda e kryebashkiakut të asaj kohe në Kavajë, Elvis Rroshi, pjesë e së cilës sipas Birishës ishte edhe Hyseni, kishin vrarë njeriun që rrahu Emiljano Shullazin. Berisha përmend emrat e kësaj bande, mes të cilëve është edhe Indrit Hyseni, që sipas ish-kryeministrit, sapo kishte dalë nga burgu më 2015, ku ishte dënuar me 16 vite burg për vrasje.

“A e dini se ne Kavaje policia eshte e tulatur dhe inegzistente pasi shefi komisariatit qendron cdo dite me banden e Elvis Rroshit, Indrit Hyseni i sapo dale nga burgu i denuar per vrasje 16 vet, Artan MUça i denuar 18 vjet per vrasje ne iTali, Emiljano Leka i denuar per Vrasje si edhe Roland Xhihani i arrestuar dje per perdhunim te nje vajze nen kercenimin e ames te cilet levizim me makinat e marr me qera nga Elvis Rroshi e banda e tij me logon e ps, keta jane persona qe qellojne me arme ne qytet e ne rrethina shkojn ee i bejne prsion simpatizanteve te pd se di ti vrasin, a e dini qe policia nuk i kontrollon asnjeher mjetet e tyre pasi jane nen urdherat e Elvis Rroshit dhe Arberesh Vokshit qe eshte shef komisariati hajdut e rrugaç”, shkruante Berisha më 2015.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb