LEZHË

Një grindje mes dy personave në qytetin e Lezhës ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre. Gazetari Elidon Ndreka duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur shtetasi Ardian Kola, 37 vjeç nga Lezha. Ai ka marrë plumb në këmbën e majtë dhe është jashtë rrezikut për jetën.



KONFLIKTI
Mësohet se Kola është konfliktuar me një tjetër person, ende i paidentifikuar për motive banale por më pas janë ndarë. Autori është rikthyer më vonë dhe e ka qëlluar nga makina në ecje duke e plagosur në gjymtyrët e poshtëm.


Policia ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorit të ngjarjes, ndërkohë që po mbledh edhe dëshmi në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

(m.k/BalkanWeb)

Etiketa: