VLORË

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen në Vlorë ku mbeti i plagosur një 58-vjeçar.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se i plagosur nga te shtënat me armë në një kompleks tek Uji i Ftohtë ka mbetur Dajko Cenodema, punonjës i bashkisë i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut.

Po kështu burime nga Policia bënë me dije se ka dyshime se Cenodema është plagosur rastësisht dhe nuk ka qenë objektiv i atentatit.

Po kështu policia dyshon se ngjarja ka të bëjë me vijimin e konflikteve për vrasje të ndodhura pak kohë më parë. Kjo, pasi në vendin ku ndodhi ngjarja qëndrojnë persona të afërt me Edison Harizajn të vrarë në nëntor 2018 në Durrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb