Detaje të reja dalin në skenë në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se bashkë me Çyrbjen është prangosur edhe shtetasi Ahmet Masha, njohur si “Meçe”.

Ahmet Masha është person me precedentë penal, pasi është arrestuar dhe dënuar nga Gjykata e Durrësit në dhjetor të vitit 2013 për kontrabandë mallrash në portin e Durrës.

Përpos arrestimit të Çyrbjes dhe Mashës, në kërkim është shpallur edhe një tjetër shtetas.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb