“BalkanWeb” mëson se kush është shqiptari i arrestuar sot me 128 kg marijuanë në Igumenicë. Bëhet fjalë për personin që shihni në foto i identifikuar si Artan Enver Meleqi, 49-vjeç dhe banues në Delvinë.

Ai u kap sot teksa udhëtonte në kufirin shqiptaro-grek me një mjet të mbushur me drogë. Ndalimi i shqiptarit u bë në rrugën periferike Agia Nikola-Filat, në vendin e quajtur Mavroneri, Igumenicë.

8291eca2 E3e8 44d9 816b 6674ad847743
8291eca2 E3e8 44d9 816b 6674ad847743

Dyshohet se mjeti ishte ngarkuar me drogë në kufirin e gjelbër, ndërsa policia gjeti brenda tij dhe sekuestroi 127 kg e 900 gram marijuane, 350 euro dhe 1 celular. Kujtojmë që prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 1 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb