Mediat spanjolle vazhdojnë që të publikojnë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar nga Europol më 16 tetor ku u arrestuan një grup shqiptarësh të cilët grabisnin shtëpitë e futbollistëve të Real Madrid dhe Atletico Madrid.


Media spanjolle “Marca” raporton se “truri” i grabitjeve është shtetasi shqiptar Marjan Zefi. Zefi ka qenë pjesë e grupit që dhunoi dhe grabiti Joze Luis Morenon në vitin 2007, duke e qëlluar atë me sëpatë. Në atë kohë, Zefi ishte pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga ana e Astrit Bushit, laçjanit që vrau edhe një polic të RENEA-s në vitin 2001, Altin Balozin.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Moreno në atë kohë përfundoi në spital, si shkak i dhunës së ushtruar nga ana e shqiptarit. Yjet e Real Madrid dhe Atletiko Madrid si Karim Benzema, Alvaro Morato, Thomas Partey, Zinedine Zidane, Casemiro, Isco kanë rënë pre e grabitësve shqiptarë. Ndërsa, nuk kanë munguar edhe vjedhjet e sendeve me vlerë, madje në disa raste janë grabitur  medaljet e Ligës së Kampioneve, ora të shtrenjta, kasaforta etj.


Europol publikoi emrat e shqiptarëve sui dhe fotot e tyre. Në mesin e grabitësve ishte edhe një spanjolle, e dyshuar si e dashura e njërit prej shqiptarëve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb