BEOGRAD

Ish-ushtaraku serb Predrag Vukovic, i cili u arrestua në Mal të Zi vitin e kaluar, u paraqit për herë të parë në Gjykatën e Lartë të Beogradit të Premten në gjyqin e ish-ushtarëve të Ushtrisë Jugosllave për krime lufte në Kosovë në maj 1999.

Sipas akuzës, anëtarët e Njësisë së Ushtrisë Jugosllave “177” hynë në fshatin Zahac dhe fshatrat fqinje Cuska/Qushk, Pavlan dhe Ljubenic, më 14 maj 1999, duke vrarë të paktën 118 shqiptarë etnikë dhe duke detyruar pjesën tjetër të popullsisë të merrte arratinë nga Kosova drejt Shqipërisë, shkruan BalkanInsight, raporton “BalkanWeb”.

Vukoviç akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen dhe plagosjen e civilëve shqiptarë etnikë dhe djegien e shtëpive të tyre në fshatrat Ljubenic dhe Cuska/Qushk.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb