Një 44 vjeçar i identifikuar si Arkad Hadushi është proceduar nga Policia e Sarandës pasi gjatë një kontrolli iu gjet një armë sportive në automjetin e tij.

Blutë kanë sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale.

Njoftim:

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë ndaluan një automjet tip “Audi”, ku u konstatua se drejtuesi i tij, shtetasi A. H., 44 -vjeç, banues në Sarandë, mbante në automjet një armë sportive të markës “Gamo”, pa lejen e organeve kompetente. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe, në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal në ngarkim të 44-vjeçarit.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb