NGA ANILA JOLE*
Greqia ‘zemërohet’ me qeverinë amerikane dhe shkak për këtë, është bërë çështja e emrit të ish-republikës jugosllave të Maqedonisë. Zemërimi ka arritur deri aty sa ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos bojkotoi seancën e së mërkurës në ministerialin e NATO-s dhe i dërgoi letër sekretarit amerikan të shtetit John Kerry. Në letrën drejtuar homologut amerikan përshkruhet provokimi që sipas pales greke, ka kryer SHBA dhe shpjegohet largimi i Venizelos nga seanca.

“Në samit ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, merrte pjese me emrin e saj te perkohshëm, ndërsa në deklaraten e perbashket  të vendeve që përbëjnë koalicionin kunder xhihadisteve, ajo nenshkruante me emrin kushtetues “Maqedoni”, thotë deklarata e Ministrisë së Jashtme greke, që e cilëson aktin si një sfidë ndaj përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje me Shkupin mbi çështjen e të emrit. Sipas Ministrisë së Jashtme greke, SHBA nuk kane respektuar rregullat dhe praktikën e OKB-së, kur ëshët fjala për emërtimin e vendeve pjesëmarrëse në Ministerialin e NATO-s.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb