Një 41-vjeçar me shtetësi turke, është arrestuar nga policia e kryeqytetit.

Policia njofton se Ferhat Karakus, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, me anë të mashtrimit kompjuterik, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro.

Ky shtetas, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.

Njoftimi: 

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernerike e DPPSh-së, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Arrestohet shtetasi turk Ferhat Karakus, 41 vjeç, i cili në bashkëpunim me shtetas të tjerë, me anë të mashtrimit kompjuterik, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro.

Ky shtetas, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.

Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”.

Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb