SHKUP- Mes personave që kanë mbetur të plagosur në Kuvendin e Maqedonisë është edhe deputeti shqiptar, Ziadin Sela. Lideri i LR-PDSH-së, është në gjendje më të mirë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Më herët sipas disa burimeve jozyrtare Sela kishte marrë plagë dhe ndodhej në gjendje të rëndë. Tetova sot raporton se të plagosur kanë mbetur edhe Radmilla Shekerinska dhe Damian Mançevski dhe një tjetër deputet nga LSDM si dhe gazetarët. Jozyrtarisht mësohet se edhe Ziadin Sela është sulmuar nga protesteusit e VMRO-së

Fill pas zgjedhjes në krye të Kuvendit maqedonas të shqiptarit Talat Xhaferi, mbështes të Gruevskit dhe shumë qytetarë u sulën në sallën e Kuvendit, ku thyen dyer dhe sulmuan me karrige politikanët, ndërsa Zaev u pa i mbuluar me gjak në fytyrë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: