LUSHNJE

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se mori peng ish-bashkëshorten e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Zhamë të Lushnjës.

Burime zyrtare bënë me dije se Marjus Musaku, banues në Karbunarë, (i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”) ka marrë forcërisht dhe i ka hequr lirinë ish-gruas së tij, shtetases me inicialet P.M, 27 vjeçe.

Ka qenë babai i kësaj të fundit, shtetasi me inicialet F.K, që ka bërë denoncimin në polici, ndërsa ka pohuar se 2 persona të paidentifikuar i kanë marrë vajzën. Pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor dhe falë veprimeve të shpejta operative dhe profesionale, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes si dhe kapja e autorit të dyshuar.

Musaku, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në fshatin Zhamë, ka marrë forcërisht ish-bashkëshorten e tij, dhe e mbante peng të fshehur në qytetin e Durrësit. Policia bëri të mundur gjetjen e të resë dhe kapjen e autorit të dyshuar. Po punohet për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar i cili ka ndihmuar shtetasin Marjus Musaku në kryerjen e kësaj vepre penale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Dhunë në familje”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb