ELBASAN-Një 50-vjecar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit dhe vajzën e tij të mitur. Bëhet fjalë për shtetasin Filip Qosen nga fshati Mjekës.

NJOFTIMI I POLICISE
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:

• Filip Qosja, 50 vjeç, banues në fshatin Mjekës Njësia Administrative Shirgjan.

Shtetasi i lartëpërmendur dyshohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit shtetasen F.Q, 22 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, si dhe vajzën e tij të mitur shtetasen E.Q., 14 vjeçe banuese në fshatin Mjekës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Dhuna në Familje” dhe “Vepra të turpshme” të parashikuar nga nenet 130/a dhe 108/a i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb