Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Mësohet se Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë, ka qëlluar me armë brenda në ambientet e burgut. Lajmi konfirmohet nga gazetari Igli Çelmeta.

Si pasojë ka humbur jetën Arben Lleshi dhe është plagosur Indrit Shaqja.  Mësohet se Lleshi është vrarë brenda qelisë së tij. BalkanWeb mëson se më pas, nën kërcënimin e armës ka tentuar të bëjë pengmarrje, por nuk ia ka dalë. Më pas është izoluar në një nga qelitë duke kërcënuar se nëse dikush i afrohet, do ta qëllojë. Pas rreth një ore, ai ka vendosur të vetëdorëzohet.

Mjacaj u dërgua sot ne shërbimin “41biss”, pas urdhrit të ministrit Ulsi Manja. Ai është dënuar për vrasjen e dy turisteve çek, në Dukagjin, në vitin 2015.

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb