TIRANE- Një tjetër gjyqtar do të kalojë në ‘sitën’ e vettingut. Bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha.

“BalkanWeb”
mëson se seanca e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit do të mbahet më datë 7 maj, në orën 11:00. Ndërkohë, trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.

Kujtojmë se nga 9 gjyqtarë që nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë, 7 kanë dhënë dorëheqjen me qëllim që të mos i nënshtrohen kontrollit.

Ndërkohë, nga prokurorët janë larguar vetëm 2, njëri prej tyre i shkarkuar nga KPK dhe tjetri dha dorëheqjen pasi doli në pension.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: