Interpol Tirana ekstradoi nga Greqia 32-vjeçarin, Robert Gjika, ndaj të cilit GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndaj shtetasit Robert Gjika, 32 vjeç, i lindur në Berat, në vitin 2024, GjKKO-ja ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet në kuadër të megaoperacionit “NOMADA”, se ka transportuar ilegalisht, emigrantë, kryesisht në Britani të Madhe;

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb