Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një tjetër qytetar dixhital, i cili thotë se nga grykëderdhja e Vjosës po bëhet trafik droge drejt Italisë dhe se trafikantët kanë mbështetjen e policisë së Fierit.

Dume përmendur emrin një punonjësi policie, Bardhosh Selami denoncuesi i Berishës e akuzon atë për dhunimin dhe pengmarrjen e një qytetari, ngjarje që sipas tij, fshihet nga policia, pasi ky efektiv është pjesë e trafikantëve që veprojnë në grykëderdhjen e Vjosës.

STATUSI I PLOTË I BERISHËS
Ne Narkoshtet, narkopolicia dhe narkobandat jane nje!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje. Doktor dua te bej nje denancim per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qytetin e Fierit. policia eshte vene ne dispozicoin te bandave te trafikut te droges qe behet ne grykederdhjen e Vjoses. diten e premte ne daten 15 nje qytetar ka bere denancim per dhunim ,grabitje dhe tentative pengmarrje dhe po mbushet nje jave policia nuk ka bere asnje veprim sepse te pefshire ne kete ngjarje kapasur punonjes policie me uniform qe punojne ne drejtorin e Kufirit ne derdhje te Vjoses ku nisin dhe skafet me droge. Ky grupe vepron ne gryke derdhjen e Vjoses me gjobe venie, grabitje rrembime dhe trafikun e droges drejt Italis.Punonjesi i policis qe eshte njeri nga pjestaret e grupit qe ka marre dhe pjese ne ngjarjen e dites se premte quhet Bardhosh Selami punonjes i kufirit ne Drejtorin e Policis Fier. Ky eshte narko shteti. anonim te lutem.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb