Një ditë pas protestës kombëtare të opozitës, policia ka bërë bilancin e personave të arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim.

Gazetari Igli Celmeta bën me dije se një person u arrestua, 3 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur dhe 9 persona u shpallën në kërkim policor,

Mes personave të shpallur në kërkim është edhe ish-komandanti i FNSH Shkodër, Hivzi Bushati.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb