Një 26-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi ka kanosur një punonjës policie për ta vrarë.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ndërsa efektivi i cili ishte jashtë shërbimit, ka pikasur të riun

26-vjeçari është identifikuar si shtetasi Ronaldo Beqiri ndërsa falë ndërhyrjes së forcave Shqiponja që patrullonin në qytet, është kryer edhe arrestimi i tij.

Njoftimi: 

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, në mesnatë, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, konstatohet nga një punonjës policie që ishte jashtë orarit të shërbimit.

Në momentin e konstatimit, shtetasi i armatosur ka kanosur punonjësin e Policisë, për ta vrarë.

Falë veprimeve profesionale të punonjësit të Policisë dhe mbërritjes në kohë të Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, që ishin në patrullim në qytet, të cilat ishin njoftuar nga punonjësi i Policisë, është neutralizuar dhe arrestuar 26-vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ronaldo Beqiri, 26 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës “ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit luftarak”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb