Një 33-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se i riu qarkullonte me armë zjarri në automjet, ku gjatë kontrolleve iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi fishëkësh.

Njoftimi: 

Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në automjete të ndryshme, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje. Në rrugën “Donald Trump”, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin M. M., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një sasi fishëkësh.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi M. M., 33 vjeç, banues në Kamëz, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb