Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se një 22-vjeçar ka plagosur një 24-vjeçar. I plagosuri është shtetasi Arens Beqiri. Autori është shpallur në kërkim, ndërsa ngjarja po hetohet.

“Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. B., 24 vjeç,  i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen  e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: