Klered Bozhani është personi që dyshohet se ka hapur zjarr pasditen e sotme ndaj efektivëve të repartit “Shqiponja”, duke plagosur një prej tyre.
Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet, teksa 42-vjeçari Bozhani qëlloi menjë plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi.
Sakaq, policia është vënë në ndjekje të Bozhanit, duke vijuar kontrollet në pikat dalëse të Tiranës, si edhe duke kontrolluar në qytet.
Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar se autori i është drejtuar fillimisht banesës për t’iu larguar efektivëve të policisë kur kanë nisur fillimisht ndjekjen.
“Efektivi i plagosur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në zonën ku jeton autori i krimit, i cili gjatë ndjekjes ka qëlluar me armë zjarri efektivin. 42-vjecari ka qenë emigrant në Itali dhe në Shqipëri ka ardhur gjatë muajit gusht. Në lidhje me ngjarjen
Dyshohet se ka precedent më mëparshëm penal në Itali dhe se është në gjendje depresive. Kjo është komunikuar nga Tonin Vocaj. Sakaq dyshohet se ka pasur edhe lëndë narkotike me vete”, raportoi live gazetari Igli Çelmeta për News24.
Autori Klered Bozhanaj mësohet se ka qenë emigrant në Itali dhe është kthyer në muajin gusht në Shqipëri.