Një shqiptar, i punësuar në një kompani italiane raportohet të jetë vrarë në qytetin e njohur si Fortaleza në Brazil. “La Stampa” raporton se ndërsa shqiptari Alban Gropcaj 28 vjeç humbi jetën, i plagosur ka mbetur shefi i tij, një shtetas italian, i identifikaur si Guido Bertola. Sipas mediave italiane ata të dy anë rënë pre e një grabitje.

Brazil
Brazil

(Artikulli në “La Stampa”)

Shqiptari dhe italiani u sulmuan në momentin që kishin dalë nga një lokal dhe po tentonin të hipnin në makinën e tyre. Disa persona me dy motorçikleta iu janë afruar dhe nën kërcënimin e armës, u kërkuan atyre paratë. Shqiptari ishte i pari që reagoi dhe refuzoi t’u jepte paratë.

Auto Alban Gropcaj 933x4451550650850 640x305
Auto Alban Gropcaj 933×4451550650850 640×305

(Në foto, viktima Alban Gropcaj)

Njëri prej autorëve e qëlloi me armë, duke e lënë të vdekur Kurse, italiani Guido Bertola pësoi lëndime të vogla dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ky i fundit është pronar i një zdrukthtarie dhe së bashku me punëtorin shqiptar besohet se kishin shkuar në Brazil për një udhëtim pune.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb