Një 30 -vjeçar i identifikuar si Serxho Rama është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi në një banesë përgatiste dhe shpërndante në doza  lëndë narkotike me qëllim shitjen.

Blutë kanë sekuestruar 1kg e 276 gram lëndë narkotike kanabis, sasi lënde narkotike kokainë, dhe  1 peshore elektronike.

Gjithashtu po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftim:

Zbulohet një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen 1kg e 276 gram lëndë narkotike kanabis, sasi lënde narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, arrestohet poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës së panderprerë për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Drug base”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. R., 30 vjeç, banues në Tiranë .

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. R., shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kg e 276 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, lëndë narkotike kokainë dhe 1 pershore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb