Një sasi tritoli dyshohet se ka shpërthyer në portën e një banese në Shkodër dhe ka shkaktuar dëme të vogla materiale.

Mësohet se banesa, në të cilën është vënë sasia e tritolit është në pronësinë e 62-vjeçarit Filip Dodaj.

“Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Filip Dodaj, 62 vjeç, është  hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb