Një sasi tritoli dyshohet se ka shpërthyer në portën e një banese në Shkodër dhe ka shkaktuar dëme të vogla materiale.
Mësohet se banesa, në të cilën është vënë sasia e tritolit është në pronësinë e 62-vjeçarit Filip Dodaj.
“Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Filip Dodaj, 62 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
(Balkanweb)