Një shqiptar u përplas për vdekje nga një makinë në një autostradë në Itali. Viktima është Asqeri Bani, i cili u përplas nga makina në zonën e Santa Fara më 11 tetor, teksa ishte duke kapërcyer rrugën.

Ngjarja e shënuar ishte e rëndë, pasi shqiptari u tërhoq zvarrë për disa metra. Edhe pse mjekët u përpoqën që ta mbajnë në jetë, Bani nuk mundi të jetojë, shkruajnë mediat italiane.

Asqeri Bani ishte parë duke ecur rrugëve pa ushqim dhe ujë, në gjendje të turbullt, ndërsa bëhet me dije se kishte vetëm pak ditë që kishte shkuar në shtetin fqinj. Nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo shqiptari i ka dalë makinës përpara.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb