VLORË – Një 24-vjeçar në qytetin e Vlorës ka lajmëruar policinë orët e para të mëngjesit të sotëm pasi ka parë automjetin e tij të përfshihet nga flakët.

“Më datë 21.12.2017, rreth orës 01:40, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Partizani”, është djegur pjesërisht një mjet,” bën me dije policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar të parkuar dhe pjesërisht të djegur në pjesën e përparme (tek goma) mjetin tip ”Benz”, në pronësi të shtetasit Mario Ferraj, 24 vjeç.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se tentativa e zjarrëvënies së mjetit të jetë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: