Shkodra u trondit mbrëmjen e kësaj të enjte, 2 janar 2025, nga të shtënat me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në lagjen “Rus” të kryeqendrës së Veriut. Persona të armatosur kanë hapur zjarr drejt një automjeti të parkuar.

Burime për Balkanëeb bëjnë të ditur se në drejtim të makinës është qëlluar 4 herë. Nga këqyrja paraprake që i është bërë makinës nga grupi hetimor, kanë rezultuar 4 gjurmë plumbash në xham dhe trupin e makinës.

Automjeti është në pronësi të shtetasit Elvis Hoxha. Ky i fundit mësohet se ndodhet në burg për veprën penale “dhunë në familje”.

Makina ndodhej e parkuar që nga momenti kur pronari ka përfunduar në qeli.

Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb