Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e ndodhur këtë pasdite në Shkodër.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Renaldo Kola. Autori dhe i plagosuri njiheshin me njëri-tjetrin. Nuk dihet shkaku i konfliktit. Lajmi konfirmohet për Balkanweb nga Senad Nikshiqi.

“Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se  shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin  Renaldo Kola, 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: