Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz një ditë më parë. Policia bën të ditur se një 54-vjeçar në gjendje të dehur ka alarmuar familjen e tij.
Mësohet se ai i ka vënë zjarrin shtëpisë dhe ka kërcënuar bashkëshorten dhe fëmijët se do t’i digjte me benzinë.
Në prangat e policisë ka rënë Bashkim Domi, 56 vjeç.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Tuk Jakova” të Bashkisë Kamëz.
Nga zjarri në banesë fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.
(BalkanWeb)