Një turist malazez ka humbur jetën ditën e sotme, teksa ndodhej me pushime në plazhin e Velipojës. Në një njoftim paraprak, policia bëri të ditur se shtetasi malazez R.B, 70 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pvsuar arrest kardiak.

Gazetari Senad Nikshiqi bëri të ditur për Balkanweb se viktima është Rexhep Brucaj.

Velipojë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:05, shtetasi malazez R. B., 70 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb