VELIPOJA
Policia ka arrestuar një 25- vjeçar për vajzën që u gjet dje e pajetë në plazhin e Velipojës.
BalkanWeb mëson se Indrit Bajraktari nga Postriba kishte dalë së bashku me vajzën në det me motor uji me qira.
Nuk dihet ende shkaku se pse ka vdekur vajza e cila u gjet nga peshkatarët në det e vdekur 700- 800 metra larg bregut të detit në vendin e quajtur ”Vilun”. Por sipas pretendimit të Bajraktarit, vajza ka rrëshkitur nga motori i ujit dhe është mbytur në det. Por ai shton se më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur.
Ditën e djeshme u njoftua nga Policia për një trup të pajetë në Velipojë. Bëhej fjalë për një 17- vjeçare nga Burreli por me banim në Bathore të Kamzës.
(BalkanWeb)