ITALI

Pas kryerjes së autopsisë është bërë e mundur identifikimi i shqiptarit që u gjet i murosur në një vilë luksoze në komunën Senago të Milanos. Sipas mediave italiane, ai është Astrit Lamaj, i cili rezultonte i zhdukur që në muajin janar të 2013.

Mjekët ligjorë kanë dalë në përfundimin duke konfirmuar se vdekja e shqiptarit ka qenë e dhunshme. Pas kësaj, autoritetet italiane kanë nisur menjëherë hetimet për identifikimin  e mundshëm të autorëve të ngjarjes makabre. Por, emri i shqiptarit nuk është i panjohur nga policia italiane. Ai ishte i skeduar nga policia dhe rezultonte me precedent penal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Itali
Itali

Zhdukja e shqiptarit Astrit Lamaj u denoncua nga i vëllai, ndërsa hetimet në atë kohë kishin vërtetuar se së fundmi ai ishte parë në provincën e Monzës . Trupi i shqiptarit u gjet pak ditë më parë nga disa punonjës të cilët po kryenin restaurimin e vilës ku ishte murosur Astrit Lamaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb