Një emigrant ilegal 21-vjeçar ka pranuar se ishte kopshtar në një fermë kanabisi në Nottingham. Denaldo Meta u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit, ndërsa u paraqit në Gjykatën e Nottingham Crown.
Fakti se 21-vjeçari ishte një emigrant i paligjshëm, çdo dënim do e kthente atë në Shqipëri, tha avokatja e Metës para gjykatës. Ndërkohë që Prokurori u shpreh se ai ka pasur një rol të vogël për një kohë të shkurtër.
Seanca e rradhës do të jetë në 16 janar, ndërsa deri në atë datë, 21-vjeçari shqiptar do të duhet të qëndrojë në paraburgim.
Arrestimi i Denaldo Metës ndodhi gjatë një kontrolli të policië në një ndërtesë, ku kishte informacione se kultivohej droga e klasës B. Oficerët zbuluan më shumë se 300 bimë kur ata bastisën shtëpinë në Wollaton Hall Drive, Lenton, mëngjesin e 26 nëntorit.
Meta u arrestua, u çua në paraburgim dhe u mor në pyetje me dyshimin për prodhimin e një droge të kontrolluar të klasit B. Në një deklaratë të lëshuar në atë kohë, inspektorja Liz Gaskin, e ekipit të policisë së lagjes Qendrore të qytetit tha se anëtarët e publikut na dhanë informacione të paçmueshme për këtë zbulim.