Një azilkërkues shqiptar është burgosur pasi u kap duke përdorur një fermë kanabisi në Oakley.

Shqiptari i arrestuar është identifikuar si Samir Haxhiaj, i cili tentoi të largohej me vrap nga shtëpia, që u bastis nga policia, por është kapur brenda pak minutash.

Haxhiaj, nga Larch Close, Londër, u shpall fajtor, ndërsa u dënua për dy akuza. Haxhiaj u dënua me 34 muaj burg.

Haxhiaj pretendonte në dëshminë e tij se ishte “trafikuar nga Londra në një vend të çuditshëm” dhe ishte lënë atje me dy persona të tjerë.

Historia e tij, se ai ishte arrestuar në ditën kur mbërriti atje, u refuzua nga juria.

Në fakt, ai kishte qenë atje për tre muaj duke drejtuar fermën e kanabisit me “një shkallë të lartë profesionalizmi dhe ekspertize”.

Gjykatës iu tha se droga kishte një vlerë të mundshme në rrugë prej 137,000 £.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb