Një 22-vjeçar shqiptar do të qëndrojë në paraburgim deri në 16 dhjetor, ditë kur do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij, ndërsa akuzohet se kishte kthyer një banesë në Minster në “shtëpi bari”. Ai është identifikuar si Aleksjo Lazaj, 22 vjeç, pa adresë fikse, ndërsa akuzohet për prodhimin e kanabisit.

Policia ushtroi kontroll në pronën në rrugën Tothill, pas raportimeve për aktivitet të dyshuar kriminal.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi se prona po përdorej për kultivim kanabisi, ndërsa u zbuluan më shumë se 600 bimë. Shumë thasë të zinj me kanabis të korrur u sekuestruan gjithashtu dhe oficerët tani kanë çmontuar pajisjet që përdoreshin për rritjen e kanabisit.

Shqiptari u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Margate, e cila e la në paraburgim. Çështja do të shqyrtohet më pas në Canterbury Crown Court të hënën më 16 dhjetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb