Është identifikuar personi i plagosur në atentatin e sotëm në Athinë. Ai është Edi Lulo, 46 vjeç lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz, Tiranë.

Ai rezulton pronar i shoqërisë tregtare me ortakëri dhe përgjegjësi të kufizuar “ED – LUI” sh.p.k në Durrës, krijuar në shtator 2020. Aktiviteti i shoqërisë rezulton “punime elektrike, hidraulike dhe punime gipsi dhe kartonxhesi”.

Lulo rezulton të ketë mbërritur pak ditë më parë në Greqi, i ardhur nga Dubai. Ai ndodhet i plagosur rëndë në spital, me plagë në kokë e bark.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb